Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Nesër gjatë ditës së premte, pritet të mbajë mot kryesisht i freskët.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë kësaj dite do të ketë edhe lëvizje të temperaturave.

“Të premten mot më i freskët. Temperaturat minimale ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK-ja ka njoftuar se fundjava pritet të ketë kushte krejtësisht tjera meteorologjike.

Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë rënje të temperaturave dhe reshje shiu.

Ndërsa, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare në drejtim të verilindjes dhe jugperendimit.

/Shqip.com