Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Ilustrim

Brenda dy ditëve në vazhdim do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Sipas IHMK-së, situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV, dhe të njëjtit kanë këshilluar të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht të shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit./Shqip.com