Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e para të korrikut

Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fillimi i muajit korrik do të karakterizohet me mot pothuajse të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit.

“Fillimi i muajit korrik do të karakterizohet me mot pothuaj të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit. Kjo situatë vije si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave konvektive në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sipas IHK-së, muaji qershor është përmbyllur me dy goditje të masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore.

“Muaji qershor u përmbyll me dy goditje të masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, por që këto masa të ngjashme vazhdojnë të mbeten prezent mbi Gadishullin tonë deri me datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjellura me reshje dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Po ashtu është bërë e ditur se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit./Shqip.com

Temperatura në Qytete