Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.

Sipas IHMK-së, do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të zhvillohen dhe të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit”, bëhet e ditur në njoftim.

/Shqip.com