Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ilustrim
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.

Sipas këtij parashikimi, sot pritet që të mbajë mot kryesisht me diell.

“E enjte- Mot kryesisht me diell. Vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje, thuhet se 23 marsi është edhe dita botërore meteorologjike.

Po ashtu thuhet se do të ketë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit , shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s.

/Shqip.com