Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Moti

Gjatë ditës së parë të muajit maj në Kosovë pritet që moti të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftim.

Moti në Kosovë.

IHMK ka bërë të ditur se kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore  dhe qarkullimit të vazhdueshëm të parametrit të erës./Shqip.com