Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ilustrim

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 12 deri në 33 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-23 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s./Shqip.com