Lajme

Parashikimi i motit

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

/Shqip.com