Sport Shqiptar

Paraqitja maestrale e Ibrahim Dresevic kundër Gjeorgjisë

Paraqitja fenomenale e mesfushorit 24 vjeçar

Njëra ndër repartet ku Përfaqësuesja e Kosovës shkëlqeu gjatë ndeshjës së mbrëmshme ishte pa dyshim mesfusha.

Tandemi, Valon Berisha-Ibrahim Dresevic funksionoi mirë si në repartin sulmues ashtu edhe në anën defenisive, shkruan Shqip.com

Ky i fundit e zhvilloi ndoshta ndeshjen më të mirë që kur i është bashkuar Përfaqësueses dhe e shfrytezoi faktin që Hekuran Kryeziu është pa skuadër.

Se çfarë paraqitje pati shtatëgjati mbrëmë e tregojnë më së miri stastistikat:

100% driblimet e kompletuara.

93% saktësia e pasimeve.

60 prekje.

6 duele të fituara në tokë.

5 ndërhyrje të sakta.

3 spastrime.

3 ndërprerje aksionesh.

2 duele ajrore të fituara.

1 shans të krijuar.

24 vjeçari aktualisht është pjesë e Heerenveenit, dhe përveç mesfushës, në të kaluarën ka luajtur edhe si qendërmbrojtës. /Shqip.com