Lajme

Parandalohet një rast i kontrabandës në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandës në veri të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, policia gjatë patrullimit në fshatin Bistricë kanë vërejtur një automjet transportues/kamion me targa vendore i cili ishte duke lëvizur nga  Kosova drejt Serbisë.

Ndërsa, personi i dyshuar posa ka vërejtur njësinë policore e ka braktisur automjetin duke e lënë atë të ndezur, dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Gjatë kontrollit të realizuar në automjet janë gjetur të ngarkuara lëndë drurore të cilat dyshohet se ishin të dedikuara për t’i dërguar në Serbi”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa, policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet për procedura të mëtutjeshme hetimore, ndërsa automjeti i përfshirë në rast është dërguar në SPMK – Leposaviq.

/Shqip.com