Lajme

Parandalohet kontrabandimi i pijeve alkoolike, Policia dyshon që erdhën nga Serbia

Pije/ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra në dy raste të ndryshme.

Rastet janë kapur gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë – Serbi, ku janë identifikuar veturat që bartnin pije.

“Bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, kanë identifikuar dy vetura të ndryshme njëra me targa të Serbisë  dhe tjetra me targa vendore, që të dyja me ngasës dy të dyshuarit meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit të realizuar tek vetura e parë janë gjetur sasi e pijeve alkoolike 26 arka –birrë me gjithësej 520 copë, ndërsa tek vetura e dytë janë gjetur 24 arka (me birrë) dhe  80 shishe birrë,  në total gjithësej 560 copë.

Sipas policisë, malli dyshohet se është sjellur nga Republika e Serbisë përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste dhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës./SHQIP.com