Lajme

Parandalohet kontrabandimi i 90 mijë vezëve, të dyshuarit ishin shtetas të Serbisë

Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e 90 mijë vezëve.

Si të dyshuar për rastin janë dy shtetas të Serbisë të cilët drejtonin edhe një kamion me të cilin kanë tentuar që ta kryejnë kontrabandimin.

“Me datën 12.03.2023 rreth orës 20:40 njësitë policore nga policia kufitare gjatë mbajtjes së një pike kontrolli kanë ndaluar një automjet transportues me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin i dyshuari A. S. drejtuesi i mjetit mashkull shtetas i Serbisë dhe pasagjeri J. A. shtetas i Serbisë.

Tek personat e lartcekur dhe në kamionin e tyre janë gjetur rreth 257 pako me rreth 90.000 kokrra vezë për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, thuhet se lidhur me rastin automjeti është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë Jug, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com