Lajme

Parandalohet kontrabandimi i 700 litrave vaj motorik

Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e 700 litrave vaj motorik.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ky mall ishte kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut dhe ishin shkarkuar në vende të ndryshme të Komunës së Vitisë.

“Njësitet e angazhuara policore, ndërkohë kanë pranuar informata tjera relevante se kombi i dyshuar i cili kishte sjell mallrat nga Maqedonia veriore i kishte shkarkuar ato diku në fshatin Drobesh –Viti, përderisa mallrat e shkarkuara nga kombi janë ngarkuar në mjetin tjeter transportues  ËV Caddy ngjyrë e kuqe me targa vendore dhe i njëjti është në drejtim të rruges Viti – Gerlicë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se automjetin kanë arritur që ta ndalojnë në fshatin Sudovinë i cili drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

“Gjatë një veprimi taktik Policia e Kosovës ka arritur që në fshatin Sodovinë, komuna e Vitisë ta ndaloj automjetin e lartcekur qe drejtohej nga i dyshuari me inicialet B.K mashkull kosovar nga Ferizaj. Gjate kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar vajra motorike (70) pako me nga (10) litra; në total (700) litra të cilat ishin të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës”.

Sipas PK-së, rasti është duke u trajtuar nga autoritetet për procedura të mëtejme ligjore.

/Shqip.com