Lajme

Parandalohet kontrabandimi i 2400 litrave i alkoolit etilik, vinte nga Mitrovica e Veriut

Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2400 litrave të alkoolit etilik.

Kjo është bërë e ditur nga Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia ka identifikuar dhe e ka bërë kontrollimin e automjetit te dyshuar për kontrabandim.

Taksa doganore e mallit të kontrabanduar i cili ishte me origjinë nga Serbia vlerësohet të jetë në vlerë prej 14.300 euro.

“Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2400 litra. Vlera e mallit vlerësohet të jetë 4300 Euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14,300.00 Euro”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Policia e Kosovës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore./Shqip.com