Lajme

Parandalohet kontrabandimi i 24 krerëve desh nga Policia në Kaçanik

Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e 24 krerëve desh në fshatin Glloboçic të Kaçanikut.

Sipas njoftimit të policisë, është arritur të bëhet ndalimi i automjetit që po transportonte kafshët pa dokumente përkatëse.

“Si rezultat i kësaj, sot me datë 07.07.2022, rreth orës 16:00 në fshatin Glloboçic komuna Kaçanik, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të ndalohet automjeti kombi VË me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (B.K), viti i lindjes 1969”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas PK-së, kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se Veriut.

Për rastin në fjalë janë njoftuar inspektorët e AUV-it dhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si rasti kontrabandim me mallra-kafshë. Kafshët u janë dorëzuar doganës së Kosovë.

Ndërsa, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Shqip.com