Lajme

Parandalohet kontrabandim i arit në Han të Elezit

Autoritetet kufitare në kuadër të Policisë së Kosovës kanë ndaluar kontrabandimin e një sasie ari dhe argjendi në Han të Elezit.

Përmes një komunikate për media nga Policia, thuhet se personi i dyshuar për kontrabandim është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

“Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes pas pranimit të informacioneve relevante se një person i dyshuar (A.M.) shtetas i Republikës së Maqedonisë-veri, është duke futur ari dhe argjend në Republikën e Kosovës pa e deklaruar atë tek autoritetet doganore ka ndërmarr veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e tij”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Nga PK-ja kanë njoftuar se të dyshuarit i cili voziste makinë të tipit Q5, mbrapa në sirtarë të pajisjeve i janë gjetur  të fshehura dhe të padeklaruara sasia e arit.

Ari i fshehur, i padeklaruar është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës të cilët edhe janë marr me procedura të mëtejme./Shqip.com