Lajme

Parandalohet kontrabanda në Han të Elezit

Mallrat e kontrabanduar

Dogana e Kosovës njofton se në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit është kapur një person me mallra të kontrabanduar.

Sipas njoftimit, në orët e pasdites në këtë pikëkalim kufitar ka arritur një automjet, shoferi i të cili pas pyetjes nga ana e oficerëve doganorë ka deklaruar që nuk mbart asgjë.

Vetura është selektuar për kontroll gjatë së cilit në vendin e gomës rezervë është hasur në mall të padeklaruar i cili ishte fshehur me qëllim të kontrabandimit, njofton Dogana.

Mallrat e gjetura ishim: vida të llojeve dhe madhësive te ndryshme, teha, rrafshuese me bateri.

Të gjitha mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse.

May be an image of indoor

“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve”.

“Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet në komunikatën për media./SHQIP.com