Lajme

Parandalohet futja e narkotikëve në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas një njoftimi nga SHKK-ja, u bë e ditur se i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast në tunelin e hyrjes në Portën e Re të qendrës kanë lokalizuar veturën e kompanisë, e cila është e kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike në SHKK.

“Gjatë kontrollit, brenda pjesës së pasme të veturës (bagazh), në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin është njoftuar policia”, thuhet në njoftim.

SHKK ka njoftuar se do të mbesin të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj./Shqip.com

Shërbimi Korrektues i Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës