Lajme

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, ka arritur që të prandalojë edhe një rast të kontrabandës me mallra në veri të vendit.

“Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15  në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VË Pasat ngjyr hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë”, thuhet në njoftim.

Mallrat e kontrabanduar përfshijnë: Farmerka,Kampiona {këpurdhë},Djath,Ajkë dhe Mallra nga tekstili

Po ashtu është bërë e ditur se personi i dyshuar, që rezulton të jet recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore.

/Shqip.com