Lajme Ballkan

Osmani: Në 48 orët e ardhshme mund të ndodhë konflikt shumë i madh në Lindjen e Mesme

Bujar Osmani, kandidati i BDI-së për president në Maqedoni të Veriut
Bujar Osmani, kandidati i BDI-së për president në Maqedoni të Veriut

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot theksoi se ka marrë informacione se lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohej dhe se bota është para një lufte të tretë botërore.

“Para tre minutave nxora një kumtesë si MPJ dhe paralajmërova njerëzit se në 48 orët e ardhshme mund të ndodhë një konflikt shumë i madh në Lindjen e Mesme dhe u rekomandova të gjithë njerëzve tanë se nëse janë në Lindjen e Mesme diku afër Iranit dhe Izraelit ta lëshojnë menjëherë atë zonë, për shkak se paralajmërimet nga NATO janë se pritet një konflikt i gjerë atje”, paralajmëroi Osmani.

Osmani tha se një konflikt i mundshëm në Lindjen e Mesme së bashku me agresionin rus në Ukrainë, do të thotë se asnjëherë s’kemi qenë më afër të Luftës së Tretë Botërore.Osmani shtoi se armët bërthamore janë bërë temat kryesore dhe, siç thotë ai, këtë nuk e thotë për të trembur njerëzit por për të informuar ato.

/Shqip.com