Lajme

Paralajmërohet shtrenjtimi i biletave të autobusit

Stacioni i Autobusëve, Prishtinë.

Është paralajmëruar shtrenjtimi i çmimit të biletave në autobusa, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e heq akcizën apo nuk e ulë TVSH-në për naftën.

Kreu i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtisha, ka bërë të ditur për Shqip.com se kompanitë e autobusëve kanë kërkuar heqjen e akcizës apo uljen e TVSH-së

“Kompanitë kanë kërkuar me subvencionu shteti në akcizë, pra që do të thotë me hek akcizën ose me ul TVSH-në, që do të thotë me vepruar sipas një marrëveshje që e kanë të nënshkruar me ta, mënyra që me subvencionu transportin që aj me pas mundësi me operu, në të kundërtën i kanë dy zgjidhje ose kanë me i rrit çmimet ose kanë me liru biznesin”, ka thënë Kurtishaj.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se rritja e çmimeve të biletave është në dorë të kompanive.

Gjatë kësaj jave në vendin tonë është shtrenjtuar çmimi i naftës, ku përmomentin një litër dizel është 1 euro e 79 cent, ndërsa benzina është 1 euro 77 cent./Shqip.com