Ekonomi

Paralajmërohet sërish shtrenjtim i energjisë elektrike

Faturat e energjisë elektrike.
Faturat e energjisë elektrike.

Është paralajmëruar sërish shtrajtimi i energjisë elektrike.

Kështu është bërë e ditur nga ana e Zyrë së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Më tutje është bërë e ditur se, ZRRE është duke e shqyrtuar kërkesën e KESCO-s dhe KEDS-it për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për ekonomi, ka theksuar në dhjetor të vitit të kaluar kanë filluar shqyrtimin jashtëzakonshme të tarifave të energjisë elektrike.

Fejzullahu ka deklaruar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.

“Kur është dorëzuar ky plan i performancës në nëntor të vitit të kaluar, siç e dini ZRRE-ja në atë kohë nuk e ka hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm. Shqyrtimi i jashtëzakonshme si një prej aktiviteteve që nuk mund të parashihet në kuadër të aktiviteteve dhe të planit të perfomrancës, është edhe shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave, i cili edhe në vitin e kaluar ka ndodhur një herë, por edhe këtë vit domosdoshmërisht është duke ndodhur për shkak se janë plotësuar kriteret e parapara me Ligj dhe ZRRE-ja në dhjetor të vitit të kaluar ka hapur edhe shqyrtimin e jashtëzakonshme të tarifave për vitin 2023”, ka theksuar Fejzullahu, duke shtuar se paralelisht me këtë proces është duke u bërë edhe shqyrtimi i rregullt pesëvjeçar i tarifave”, ka thënë ai.

Fejzullahu nuk ka dhënë detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike, ka theksuar se edhe ky vit do të jetë sfidues, pasi që çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare janë tejet të larta.

/Shqip.com