Kulturë

Paralajmërohet nisja e ndërtimit të Teatrit të Operës dhe Baletit në Prishtinë

Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës nuk ka teatër të operës dhe baletit, të gjitha shfaqjet janë bërë me ambiente të improvizuara por tani po paralajmërohet edhe nisja e ndërtimit të tij.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se do t’i japin kryeqytetit atë që meriton.

“Interesim i madh i qytetarëve për të parë shfaqjen, edhe pse në ambient të improvizuar. Hapi i radhës është të ndërtojmë teatrin e Operas dhe Baletit dhe të t’i japim kryeqytetit atë që Meriton”, shkroi Zogaj në Twitter.

Tutje, Zogaj tha se hapat e parë në këtë drejtim veçse janë bërë.

/Shqip.com