Lajme

Paralajmërohet anulim i fluturimeve nga Mynih, Duseldorf e Shtutgart – ANP “Adem Jashari” del me njoftim për udhëtarët

Aeroporti "Adem Jashari" në Prishtinë
Aeroporti "Adem Jashari" në Prishtinë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kërkon nga udhëtarët që udhëtojnë me kompaninë e fluturimeve Deutche Lufthansa që të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kësaj kompanie në rast të anulimit apo vonesës së fluturimeve.

Sipas njoftimit, mund të ketë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar.e dhe kjo si pasojë e grevës së paralajmëruar nga kompania gjermane e fluturimeve e cila do të mbahet në datat 27-28 korrik.   

“Dëshirojmë t’ju informojmë se një tjetër informacion u publikua sot nga Deutsche Lufthansa, se stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00. Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë Lufthansa në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin.

Ilustrim

Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP “Adem Jashari” LKIA: nga/për në Munih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar”, thuhet në njoftim.

Së fundi, shumë aeroporte të Bashkimit Evropian janë prekur nga grevat e punonjësve që po ndodhin./Shqip.com