Lajme

Paraburgim për punëtorin e AKI-së, dyshohet për pesë vepra penale

Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet M.K., i cili dyshohet për pesë vepra penale.

I dyshuari ishte punonjës i Agjencisë së Inteligjencës të Kosovës, ndërsa dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Selia e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë

“I pandehuri M.K. dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, në atë mënyrë që pa autorizim ka ndërhyrë në sistemin kompjuterike të AKI-së dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprat penale të cekura më lartë”, thuhet në komunikatën për media.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

M.K., është arrestuar një ditë më parë pasi dyshohet se ka cenuar sigurinë e Kosovës./SHQIP.com