Lajme

Paraburgim për pesë të dyshuarit që u arrestuan gjatë operacionit “Bardhoshi”

Malli i konfiskuar

Nga një muaj paraburgim i është caktuar pesë të dyshuarve të cilët u arrestuan këtë të enjte gjatë operacionit policor “Bardhoshi”, me ç’rast janë konfiskuar 75 kilogramë marihuanë. 

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.

Të pandehurit B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S. dyshohet se kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Lexo edhe:
Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave në rastin e 75 kilogramëve me narkotikë
Gjykata Themelore në Prishtinë

“Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S. si dhe i ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për të siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.