Lajme

Paraburgim ndaj katër personave pasi grabitën nën kërcënimin e armës një market në Prizren

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje në një market.

S.K., D.S., G.P., dhe L.B, dyshohet nën kërcënimin e armës kanë grabitur 600 euro nga një market në Prizren.

“Në rrugën “Besim Shala”  në Prizren, saktësisht në një market pronë e të dëmtuarit G.B., nga fshati Hoqë e Qytetit, në bashkëkryerje përmes armës, përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër – të dëmtuarave Y.B., dhe F.V., (punëtore të marketit në fjalë), me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, në atë mënyrë që futen në market, me ç’rast i pandehuri S.K., ia drejton armën e zjarrit – pistoletën punëtoreve të marketit, derisa i pandehuri G.P., së bashku me të pandehurit L.B., dhe D.S., shfrytëzojnë momentin e volitshëm”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës.

Siç raporton prokuroria, në këtë mënyrë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja”./Shqip.com

Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.