Lajme

Para nisjes së gjyqit, Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës

Edi Rama dhe Hashim Thaçi
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Të hënën ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët do të dalin përpara gjyqit në Hagë me akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në lidhje më këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pyetur se a duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale.

Ai ka shpërndarë lajmin e Ruters për gjyqin ndaj ish-krerëve të UCK-së, duke thënë se personi në këtë foto ikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden.

A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, sidomos duke pasë parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet të dielën, më 2 prill nga ora 14:00.

Hoxha bëri thirrje që të gjithë së bashku të marshojnë për ata që dikur marshuan drejt lirisë.

“E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh është e vërteta e shtetit të Kosovës. Për historinë që nuk mund të rishkruhet. Ju ftojmë që më 2 prill nga ora 14:00 të takohemi tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe të marshojmë drejt sheshit ‘Skenderbeu’”, shtoi Hoxha.

Lexo edhe:
Hoxha: Mirë që “Marshit për Drejtësi” i është bashkuar VV-ja dhe NISMA

Ajo falënderoi të gjitha kategoritë e shoqërisë, të cilat e kanë mbështetur realizimin e këtij marshi dhe janë solidarizuar me ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Ndërkaq, Ismail Tasholli tha se e vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit tonë, është e vërteta e Kosovës, të cilën duhet ta mbrojmë të gjithë.

/Shqip.com