Rozë Ndërkombëtar

Para ndeshjes me Shqipërinë, Kroacia merr lajmin e keq

Lojtari i Kombëtares së Kroacisë, Nikola Vlasic do të largohet nga kampi i kombëtares dhe do të humbasë pjesën tjetër të Kampionatit Evropian në Gjermani për shkak të një dëmtimi muskulor.

Federata Kroate e Futbollit ka njoftuar se 26-vjeçari ka humbur pjesën tjetër të Euro 2024 shkaku i lëndimit.

“Vlasic ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes dhe sot iu nënshtrua një ekzaminimi me rezonancë magnetike me doktorin Sasha Jankoviq, i cili zbuloi një këputje të lehtë të muskujve”.

“Trajneri Zlatko Dalic, në marrëveshje me Vlasicin dhe shërbimin mjekësor, ka marrë vendim që Nikola të largohet nga kampi i Kombëtares, pasi lëndimi i tij nuk e lejon të garojë për ndeshjet e Euros”, thuhet në njoftimin zyrtar të HNS.

Ndryshe, 26-vjeçari i Torinos nuk luajti në fitoren 3-0 ë miqësoren përgatitore kundër Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndaj Portugalisë në Lisbonë (2-1) fitoi 15 minutat e fundit.

Në ndeshjen e parë të Euro 2024 kundër Spanjës, kur Kroacia pësoi një humbje të rëndë (3-0), ai gjithashtu nuk luajti.

Pra, Dalic nuk do të mund të llogarisë tek ai në ndeshjet e fazës së grupeve me Shqipërinë (e mërkurë, 15:00) dhe Italinë (e hënë, 21:00).

Vlasic ka luajtur deri tani 56 ndeshje për Kroacinë, në të cilat shënoi tetë dhe asistoi tre herë. Në Kupën e Botës “Katar 2022”, ai luajti në gjashtë nga shtatë ndeshjet.

/Shqip.com