Sport Shqiptar

Para dy viteve u konvertua në fenë islame, dje luajti duke agjëruar

Gledi Mici

Para dy viteve u konvertua në fenë islame, teksa tashmë është duke agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Futbollisti i Prishtinës, Gledi Mici ishte ndër më të dalluarit – në fitoren e djeshme ndaj Malishevës, ani pse po agjëronte.

May be an image of 2 people and people standing
Gledi Mici

Ai nuk e ndjeu lodhjen në supe, ani pse është e vështirë që të djegësh edhe atomin e fundit – pa ngrënë ushqim.

Për Micin, kjo ishte ndeshja e 25-të në këtë sezon të Superligës

Ai ka një karrierë të bujshme në supe.

Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e Shkëndijes dhe Skënderbeut, skuadra me të cilat luajti edhe në garat evropiane.

May be an image of 7 people and people standing
Gledi Mici duke e ngritur titullin

Prishtinës i ishte bashkuar – në kampionatin e kaluar dhe që nga atëherë është një nga futbollistët kryesorë të skuadrës. /Shqip.com