Rozë

“Para dhe pas iftarit”, Elgit Doda “tallet” me një foto të binjakëve Veshaj

Elgit Doda jo rrallë po përmendet në mediat rozë. Miqësia e tij me Donaldin, ka bërë që shpesh të komentohet edhe për veprimet e tyre të përbashkëta.

Elgiti nuk ka hezituar që ta tregojë mbështetjen ndaj aktorit Veshaj edhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother Vip.

Ata kanë edhe bashkëpunime të shumta në muzikë, ku kohët e fundit edhe në koncerte po shkojnë së bashku.

Mirëpo, në postimin e fundit në instagram Elgiti është “tallur” me një foto të binjakëve Veshaj.

“Para dhe pas iftarit”, ka shkruar ai sipër imazhit ku vërehet dukshëm diferenca në peshë mes Donaldit e Romeos.

Përndryshe, “Nuk je”, është kënga që Donaldi ka lansuar para tri javëve./Shqip.com