Lajme

Para 6 muajsh kishte kryer vjedhje të rëndë në Mitrovicë, arrestohet 39-vjeçari

Ilustrim

Një 39-vjeçar, G.D., është arrestuar të hënën pasi që dyshohet se para gjashtë muajsh kishte kryer një vjedhje të rëndë në Mitrovicë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai bëri të ditur se i arrestuari kishte thyer me forcë dritaren e një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të parave rreth gjashtë mijë e 500 eurosh dhe një telefon “Iphone 6”.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë në bashkëpunim me  hetuesit të rajonit të Pejës,  në orët e pasdites së sotme  në Pejë,  kanë   arrestuar  të dyshuarin  G. D., 39 vjeçar, banues në Pejë, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi  që i njëjti   dyshohet se me datën 26 qershor 2021, në rrugën Evlia Qelebia në Mitrovicë,  ka kryer veprën  penale vjedhje e rëndë,  ku me forcë ka thyer dritaren e  një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me një  shumë të parave në vlerë 6500 euro dhe një telefon IPHONE (6)”, tha Zahiti.

Tutje, ai njoftoi se pas intervistimit të të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./SHQIP.com