Sport Shqiptar

Paqarda tregon arsyen pse vendosi ta përfaqësoj Kosovën

Leart Paqarada

Mbrojtësi, Leart Paqarada, ka zhvilluar një intervistë, ku ka treguar pse vendosi ta përfaqësoj kombëtaren e Kosovë.

Ai ka thënë se vendosi ta përfaqësoj Kosovën, pasi është vendi i prindërve të tij, në një intervistë me deichstube.de.

“Zgjodha federatën që kishte fanellat më të bukura. Jo, shaka mënjanë. Kur isha i ri pata një ofertë nga trajneri i atëhershëm i DFB-së, Steffen Freund, të cilën e pranova me krenari. Më pas ishte kontakti nga Shqipëria kur isha fare i vogël, vetëm 18 vjeç. Kur erdhi puna për t’u bërë profesionist, në Kosovë po ndërtohej infrastruktura e futbollit.

Ishte një çështje për zemrën time që të zgjidhja vendin sepse prindërit e mi janë nga Kosova. Asnjëherë nuk jam penduar për vendimin. Kanë qenë momente të bukura luajtja për Kosovën në kualifikimet e para për Kampionatin Evropian dhe Botëror”, tha ia.

27-vjeçari me “Dardanët” ka zhvilluar 21 paraqitje, ku ka shënuar edhe një gol./Shqip.com