Sport Ndërkombëtar

Paqarada me shokë – e eleminojnë Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë

Dortmundi eleminohet nga Kupa e Gjermanisë

Pasi Bayern Munchen u eleminua, Dortmundi ishte favorit kryesor për ta fituar Kupën e Gjermanisë.

Por edhe kjo skuadër u përshëndet nga “DFB CUP”.

Ani pse si kundërshtar patën St.Pauli, skuadër që garon një kategori më poshtë, Dortmundi u mposht me reuzultat 2-0.

Madje, te skuadra vendase ndër më të mirët në fushën e gjelbër ishte Leart Paqarada, i cili luajti për 90 minuta.

Mbrojtësi shqiptar po kalon formë fantastike dhe është bërë i pazëvendësueshëm në krahun e majtë.

Image
Momente nga takimi

Golin e parë në këtë takim e shënuan vendasit, pas vetëm katër minutave lojë me anë të Etienne Amenyido.

U prit një përgjigje nga mysafirët, por nuk ndodhi. Në minutën e 40-të, Axel Witsel e dërgoi topin në portën e gabuar, dhe epërsia e vendasve u dyfishua.

Deri në fund të takimit, e gjitha çka mundi të bëjë Dortumundi ishte realizimi i golit të nderit me anë të Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez shënoi nga pika e bardhë për të dëshmuar formën e lartë që po kalon në këtë sezon.

Image
Momente nga takimi

Kjo fitore e ST.Paulit është një tjetër fakt që kjo skuadër po rritet çdo ditë e më shumë, teksa tani ka kaluar në çerekfinale.

Gjithashtu – gjendet në vendin e parë të Bundesliga 2, me 37 pikë të grumbulluara, pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara dhe synon me çdo kusht elitën e futbollit gjerman. /Shqip.com