Sport Ndërkombëtar

Paqarada “harron” lëndimin, rikthehet me sukses

Leart Paqarada mbrëmë është rikthyer në fushën e gjelbër, pas një dëmtimi që e la jashtë fushave për rreth tre javë. Kjo ishte edhe arsyeja që, ai nuk ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve. Megjithatë, ai pati paraqitje të shkëlqyeshme në derbin mes St.Pauli dhe Hamburg, të cilën në fund skuadra e tij e fitoi me rezultat 3-0.

Mbrojtësi i krahut të majtë te St.Pauli për 85 minuta sa ishte në fushë tregoi aftësitë e mrekullueshme të tij në fazën e sulmit. Ndërsa, edhe në fazën defensive ishte stabil.

Hamburg ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 28’të kur u ndëshkua direkt me karton të kuq mbrojtësi, Bastian Schonlau dhe kjo bëri që vendasit të merrnin iniciativën e takimit.

/Shqip.com