Sport Ndërkombëtar

Paqarada flet si futbollist i Kolnit: Jam krenar që do ta vesh fanellën, ky qytet jeton për këtë klub

Mbrojtësi Leart Paqarada ka arritur marrëveshje zyrtare me klubin e Bundesligës gjermane, FC Koln.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Koln.

Për këtë kalim, Paqarada është shprehur tejet i lumtur dhe mezi pret t’i bashkohet ekipit të tij të ri për edicionin 2023/24.

“Jam jashtëzakonisht krenar që vesh fanellën e Kolnit nga sezoni i ardhshëm. Një qytet i tërë që e jeton dhe e do këtë klub me plot emocion”, ka thënë fillimisht ai.

“Rikthimi në qytetin ku jam rritur dhe që ka qenë gjithmonë shtëpi për mua është një ndjenjë e papërshkrueshme për mua. Mezi pres të mbaroj në Mungersdorf. Por deri atëherë, fokusi im i plotë do të jetë te FC St. Pauli, të cilit i detyrohem shumë dhe me të cilin dua të kujtohem gjithmonë pozitivisht”, përfundon deklarata e tij.

Paqarada do t’i bashkohet skuadrës gjermane nga vera e këtij viti.

Lojtari kosovar shkëlqeu me St.Paulin në Bundesliga 2 duke u paraqitur në 77 ndeshje dhe shënuar katër gola si dhe duke kontribuuar me disa asistime si mbrojtës i krahut.

Paqarada më parë karrierë ka bërë edhe te Sandhausen dhe grupmoshat e reja të Bayer Leverkusen.

/Shqip.com