Sport Shqiptar

Paqarada e nis sezonin e ri – në mënyrë fenomenale

Leart Paqarada

Sezoni i ri, forma e vjetër

Leart Paqarada po shkëlqen përsëri.

Reprezentuesi kosovar ka regjistruar një gol dhe një asistim në xhiron e parë të Bundesliga 2.

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1548293339547504642?s=20&t=aL4MX5XEA0vC2f-hV3sraA

Në këtë takim – që skuadra e tij – St.Pauli e fitoi e rezultat 3-2 ndaj Nuremebergut, Paqarada ishte ndër më të mirët në fushën e gjelbër.

Mbrojtësi i krahut të majtë e kishte mbyllur kampionatin e kaluar me dhjetë asistime dhe një gol, teksa ndeshja e sotme ishte një sinjal që është në element të lartë.

Por, përkundër paraqitjeve të mira – Paqarada nuk është grumbulluar me Dardanët që një kohë të gjatë.

27 vjeçari kishte deklaruar që nuk do luante më për Kosovën – për sa kohë që trajner është Bernard Chalandes, ama situata e tij mbetet e njëjtë edhe me Alain Giresse.

Ai ka kontratë me St.Pauli – deri në vitin 2023, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 1.8 milionë euro.