Lajme Botë

Papa Françesku në meshën e Krishtlindjes: E dënoj urinë njerëzore për pasuri dhe pushtet

Papa Françesku ka dënuar “urinë njerëzore për pasuri dhe pushtet” në meshën e Krishtlindjeve në Vatikan, duke iu referuar luftës në Ukrainë dhe konflikteve të tjera.

“Sa luftëra kemi parë. Viktimat kryesore ishin të dobëtit dhe të pambrojturit. Mendoj mbi të gjitha fëmijët e gëlltitur nga lufta, varfëria dhe padrejtësia”, shtoi Papa.

Ai iu drejtua adhuruesve në Bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit, shkruan BBC.

Françesku, 86 vjeç, hyri në kishë në një karrige me rrota dhe u ul në vendin e altarit për pjesën më të madhe të meshës të së shtunës në mbrëmje.

“Ndërsa kafshët ushqehen në stallat e tyre, burrat dhe gratë në botën tonë, në urinë e tyre për pasuri dhe pushtet, konsumojnë edhe fqinjët e tyre, nënat dhe motrat e tyre,” tha ai.

Ai nuk e përmendi konkretisht luftën ruso-ukrainë gjatë shërbimit.

/Shqip.com