Lajme

Papa Françesku nderon Kardinalin shqiptar, Ernest Simon Troshani: Martir i gjallë!

Papa Françesku nderoi sot Kardinalin shqiptar Ernest Simon Troshani, “martirin e gjallë” që ka vuajtur për tri dekada torturat e burgjeve komuniste.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimi i Papa Françeskut me kardinalin shqiptar, ndërsa u shpreh se “historia e tij përloti Atin e Shenjtë gjatë vizitës së tij në Shqipëri 10 vite më parë”.

Papa Françesku ka nderuar duke i bërë homazh të mërkurën Kardinalit shqiptar Ernest Simon Troshani.

Ati i Shenjtë vuri në dukje se edhe sot ka shumë martirë në mbarë botën dhe i dha një përshëndetje të veçantë kardinalit Ernest Simoni, të cilin e përshkroi si një “martir të gjallë”.

Kardinal Troshani ka vuajtur për rreth tri dekada torturat në burgjet e regjimit komunist.

/Shqip.com