Lajme Botë

Papa Françesku kalon një natë të qetë në spital

Papa Françesku është shtrirë në spital për shkak të një infeksioni respirator gjatë ditës së djeshme.

Siç raporton BBC, Papa Françesku ka kaluar një natë të qetë në spital ndërsa, analizat kanë përjashtuar problemet e zemrës dhe pneumonisë.

Kurse, deklarata e Vatikanit thotë se nga ekzaminimet e kryera të Papa Françeskut u rezoltua se ai nuk është i infektuar me COVID-19.

Deklarata erdhi disa orë pasi Frensis u dërgua papritur në spital për analiza. Vatikani fillimisht tha se kontrolli ishte planifikuar, por media italiane e vuri në pikëpyetje këtë, duke thënë se një intervistë televizive me papën e vendosur për të mërkurën pasdite ishte anuluar në momentin e fundit.

Ndërsa më herët, Papa mori pjesë në audiencën e tij të përgjithshme javore në Vatikan dhe ishte shfaqur me shëndet të mirë.

Frensis ndonjëherë nuk merr frymë dhe në përgjithësi është më i ekspozuar ndaj problemeve të frymëmarrjes, duke pasur një pjesë të një mushkërie të hequr në fillim të të 20-ave kur stërvitej për t’u bërë prift në vendlindjen e tij në Argjentinë.

Stafi i tij më i afërt, përfshirë sigurimin, pritet të qëndrojë natën në spitalin Gemelli.

Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, me shumë ngjarje dhe shërbime të planifikuara përpara fundjavës së Pashkëve.

Papa ka përdorur një karrige me rrota muajt e fundit për shkak të problemeve të lëvizjes që lidhen me gjurin e tij.

Ai gjithashtu iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar një problem të zorrës së trashë në 2021. Në janar, ai tha se gjendja ishte kthyer.

/Shqip.com