Lajme Botë

Papa Françesku: Homoseksualiteti nuk është krim

Papa Françesku kritikoi ligjet që homoseksualitetin e cilësojnë si “të padrejta”, duke thënë se Perëndia i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë dhe u bëri thirrje peshkopëve katolikë që mbështesin ligjet për të mirëpritur personat LGBTQ në kishë.

“Ne jemi të gjithë fëmijë të Zotit dhe Zoti na do ashtu siç jemi dhe për forcën që secili prej nesh lufton për dinjitetin tone”, Papa Françesku gjatë një interviste në AP.

Të martën, Papa Françesku tha se duhej një dallim midis një krimi dhe një mëkati në lidhje me homoseksualizmin.

“Të jesh homoseksual nuk është një krim. Nuk është krim. Po, por është mëkat. Mirë, por së pari le të bëjmë dallimin mes një mëkati dhe një krimi. Është gjithashtu mëkat kur mungon bamirësia me njëri-tjetrin” shtoi ai.

Papa Françesku citoi Katekizmin e Kishës Katolike duke thënë se homoseksualët duhet të mirëpriten dhe të respektohen dhe nuk duhet të margjinalizohen ose të diskriminohen.

Papa Françesku pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë komunitetin LGBTQ, dhe ai vetë iu referua çështjes në terma të “mëkatit”. Por ai ia atribuoi qëndrime të tilla prejardhjeve kulturore dhe tha se peshkopët në veçanti duhet t’i nënshtrohen një procesi ndryshimi për të njohur dinjitetin e gjithsecilit.

“Këta peshkopë duhet të kenë një proces kthimi në besim. Duhet të kemi zemërbutësinë ashtu siç e ka Perëndia për secalin prej nesh”, tha Papa Françesku.

Rreth 67 vende ose juridiksione në mbarë botën kriminalizojnë aktivitetin seksual brenda gjinisë së njëjtë, 11 prej të cilave e shohin si mundësi të vendosin dënimin me vdekje, sipas The Human Dignity Trust, i cili punon për t’i dhënë fund ligjeve të tilla.

Ekspertët thonë se edhe aty ku ligjet nuk zbatohen, ato kontribuojnë në ngacmim, stigmatizim dhe dhunë ndaj personave LGBTQ.

Në SHBA, më shumë se një duzinë shtetesh kanë ende ligje kundër, pavarësisht nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vitin 2003 që i shpalli ato jokushtetuese.

Në vitin 2019, Papa Françesku pritej të lëshonte një deklaratë kundër kriminalizimit të homoseksualitetit gjatë një takimi me grupet e të drejtave të njeriut që kryen kërkime mbi efektet e ligjeve të tilla dhe të ashtuquajturat “terapi të konvertimit”.

Në fund, papa nuk u takua me grupet, të cilat në vend të kësaj u takuan me Vatikanin nr. 2, i cili ripohoi “dinjitetin e çdo njeriu dhe kundër çdo forme dhune”.

Mësimi katolik thotë se ndonëse homoseksualët duhen trajtuar me respekt, aktet homoseksuale janë “të çrregulluara në thelb”.

/Shqip.com