Kulturë

Panairi i Librit rikthehet pas tri vitesh mungesë

Panairi i Librit në Leipzig, ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit evropian, rikthehet me sukses pas tri vitesh mungesë. Foto DW
Panairi i Librit në Leipzig, ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit evropian, rikthehet me sukses pas tri vitesh mungesë. Foto DW

Panairi i Librit në Leipzig, i cili u rikthye për lexuesin pas tri vitesh mungesë, për shkak të pandemisë, u mbyll me një numër çuditërisht të lartë vizitorësh. Siç njoftuan organizatorët stendat dhe aktivitetet e panairit i ndoqën nga 274.000 vetë.

Numri i vizitorëve ishte pra pothuajse po aq i madh sa edhe para pandemisë së Coronës. Panairi i Librit në Leipzig nuk u zhvillua për tre vjet. Në vitin 2019 u shitën 286.000 bileta, për këtë vit organizatorët kishin parashikuar se do të shisnin vetëm gjysmën e biletave të shitura.

Pamje nga Panairi i Librit në Leipzig

Panairi i Leipzigut dhe festivali “Leipzigu Lexon” janë ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit evropian. Shqipëria dhe Kosova u paraqën në Panairin e Librit në Leipzig 2023 me një katalog me mbi 100 botime të reja, raporton DW.

Stendat dhe aktivitetet e panairit i ndoqën 274.000 vetë

Drejtori i Panairit të Librit, Oliver Zille, e quajti Panairin e Librit të sivjetmë një “rikthim brilant” dhe bëri një bilanc pozitiv në mbyllje të tij: “Lexuesit kanë rifituar panairin e tyre. Ideja bazë e Panairit të Librit në Leipzig – të krijojë shikueshmëri për letërsinë dhe librat – u realizua. Mrekullisht dhe në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe të relaksuar”.

/Shqip.com