Lajme

Pamjet e siguruara nga Shqip.com tregojnë se edhe në të kaluarën zyrtarët e Policisë dhe Doganës së Kosovës janë rrezikuar nga kontrabanduesit

Policia e Kosovës mbrëmjen 16 korrikut është sulmuar nga disa persona në veri të vendit përderisa e kishin vrenjtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandë mallrash.

Ky aksion i Policisë është zhvilluar në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit.

Mirëpo gjatë tentimit për ta ndaluar kamionin,, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile.

Gjatë aksionit, janë lënduar pesë zyrtarë policorë të cilët kanë marrë trajtim mjekësor si dhe është dëmtuar një veturë zyrtare.

Pamjet e siguruara nga Shqip.com tregojnë se edhe në të kaluarën zyrtarët e Policisë dhe Doganës së Kosovës janë rrezikuar nga kontrabanduesit.

Derisa Policia e Kosovës bashkë me Doganën iu kishin lëshuar prapa një kamionete që dyshohej se po kontrabandonte mallra, shfaqet Kaça me BMW X5 dhe iu del përpara Policisë duke i penguar ta kapnin kontrabanduesin.

Si rrjedhojë, ai bashkë me personat që po bartnin mallra arrijnë të ikin.

Megjithëse zyrtarët shtetërorë e kishin parë mirë Kaçën, boss-i nuk do duhej asesi të binte në dorë të shtetit./Shqip.com

Për të kuptuar më shumë rreth kontrabandimit me mallra serbe në mënyrë ilegale, ndiqni dokumentarin e plotë këtu: