Lajme Botë

Pamje tmerri / Gjatë një seance gjyqësore në Brazil, djali qëllon me armë vrasësin e babait të tij

Një djalë që merrte pjesë në gjyqin e vrasësit të babait të tij qëlloi disa herë mbi të dyshuarin.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë Cristiano Alves Terto, 27 vjeç, teksa hap zjarr ndaj Franscico Cleidivaldo Mariano de Moura, 38 vjeç.

Ndërkohë mbetet e paqartë se si Terto kishte hyrë në sallën e gjyqit me një revole të kalibrit 38.

Sulmi ndodhi më 29 nëntor 2023, por policia publikoi videon vetëm më 1 prill 2024.

Policia që ndodhej në vend e ndoqi atë nga dhoma dhe përfundimisht e arrestoi nën dyshimin për tentativë vrasje.

Moura i mbijetoi sulmit, por duhej të shkonte në një spital lokal dhe më pas të transferohej në një institucion më të madh për trajtim.

Moura vrau Francisco Alves më 5 tetor të vitit 2012.

/Shqip.com