Lajme

Pamje si në filma, Kaça i ndalon Policinë me veturë për ta shpëtuar kontrabanduesin  

Se Kaça është i forti i veriut e jugut, tregojnë disa pamje që i ka siguruar shqip.com.

Derisa Policia e Kosovës bashkë me Doganat iu kishin lëshuar prapa një kamionete që dyshohej se po kontrabandonte mallra, shfaqet Kaça me BMW X5 dhe iu del përpara Policisë duke i penguar ta kapnin kontrabanduesin.

Si rrjedhojë, ai bashkë me personat që po bartnin mallra arrijnë të ikin.

Megjithëse zyrtarët shtetërorë e kishin parë mirë Kaçën, boss-i nuk do duhej asesi të binte në dorë të shtetit.

Për këtë, Muhamet Hyseni i cili ishte edhe pronar i veturës, kishte marrë përsipër përgjegjësinë.

Për të kuptuar më shumë rreth kontrabandimit me mallra serbe në mënyrë ilegale, ndiqni dokumentarin e plotë këtu: