Lajme

Pamje nga situata kaotike në aeroportin e Kabulit, afganët po tentojnë me çdo kusht të futen në aeroplanët transportues

Refugjatët në Afganistan,

Derisa talibanët po festojnë në qendër të Kabulit dhe po fotografohen në zyrën e presidentit, Ashraf Ghani, në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai po vazhdon evakuimi i qytetarëve të cilët janë duke kërkuar të largohen nga vendi.

Pavarësisht që në qytet janë futur talibanët, evakuimet kanë vazhduar.

Ata po tentojnë t’i shpëtojnë më të keqes, nga frika e hakmarrjes së talibanëve, të cilët pretendojnë se pa shkrepjen e as edhe një plumbi janë futur në Kabul.

Pothuajse të gjithë diplomatët evropianë dhe anëtarët e misionit ushtarak të vendeve të NATO-s kanë shkuar në aeroport ku po sigurohen nga marinsat amerikanë, derisa talibanët janë shpërndarë në të gjitha anët.

Të shtëna sporadike dhe granatime ka pasur, por evakuimi për asnjë moment nuk është ndalur.

 Madje ajo që po quhet evakuim është dokumentuar edhe nga ambasadori francez në Afganistan, David Marton, i cili filmoi momentin e evakuimit me helikopterin e ushtrisë amerikane si dhe momentin kur futen në fluturake punonjësit e ambasadës./SHQIP.com