Rozë

Pamje nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’

Arbana Osmani

Shtëpia më e famshme në Shqipëri “Big Brother Albania” tashmë po bëhet gati për banorët e rinje që do të jenë pjesë e saj.

Siç është bërë e ditur nga moderatorja, Arbana Osmani, ky format do të fillojë në tetor.

Kësaj here, banorët do të jenë fytyra të njohura, ndaj misteri dhe kurioziteti për Big Brother Vip është më i madh se kurrë.

Ata do ta kenë një ditë jo të zakonshme duke qenë në mbikëqyrjen e kamerave në 24 orë.

Lexo edhe:
Zbulohen dy emra të tjerë nga “Big Brother VIP”

Top Channel ka publikuar disa pamje teksa bëhen rregullimet e fundit dhe shihen disa pjesë së shtëpisë me pamje moderne dhe shumë ngjyra.

Këtë vit, moderatorja, Arbana Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.

Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë./SHQIP.com