Lajme

Pamje nga shkolla në Kamenicë ku u dha alarm për bombë

Në mëngjesin e së enjtes (16 qershor) është ngritur alarm për bombë në shkollën “Desanka Maskimuviq” të komunës së Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar Afrim Dervishi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë.

Dervishi tha për SHQIP.com se procesi mësimor është ndërprerë.

“Është një shkollë ku zhvillohet mësimi në gjuhen serbe. Pas njoftimit për bombë, mësimi është ndërprerë ndërsa Policia e ka nën kontrollë situatën”, tha ai.

Shqip.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku është njoftuar për alarm për bombë.

Theksojmë se zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani në një deklaratë për SHQIP.com tha se alarm për bombë ka pasur edhe në disa shkolla të Novobërdës dhe Ranillugut.

Hashani tha se njoftimi për bombë kishte ardhur nga emaiol-at zyrtare të shkollave

Kohët e fundit alarme për bomba ka pasur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe në një aeroplan që kishte ardhur nga Roma në Aeroportin e Prishtinës../Shqip.com