Rozë

Pamje nga festa madhështore e vajzës së Getit dhe Marinës

Reperi, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca,

Marget vajza e Getuar Selimit dhe Marina Vjollcës tashmë ka mbushur një vit.

Ajo me rastin e ditëlindjes ka pranuar urime të shumta, por ai që ka emocionuar ishte i Getit.

Reperi në këtë datë të veçantë ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për vajzën e tij.

“Jeta e babës, kur erdhe në jete ti, unë u linda për së dyti. Tani kur shoh buzëqeshjen tënde engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jetë, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet më të gjitha pengesat që vijnë e shkojnë gjatë rrugës. Babi do jetë gjithmonë këtu për ty bija ime! Gëzuar ditëlindjen e paç jetë të gjatë e të lumtur engjëlli im!”, shkruan reperi.

Me këtë rast çifti ka organizuar disa ditë më vonë një ceremoni për të kremtuar ditëlindjen e parë të të bijës.

Ka qenë prezantuesja shqiptare që së fundmi ka shpërndarë disa pamje nga festa e ditëlindjes së Marget.

/Shqip.com