Rozë

Paloma tregon se kush mund të fitojë “Big Brother VIP”

Paloma Demneri

Ish-banorja e “Big Brother Albania VIP”, Paloma Demneri, ka disa javë që ka dalur nga ky spektakël.

Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u vendos përballë disa pyetjeve interesante, ndër të tjerash, edhe për banorët e tjerë të shtëpisë.

Sipas gazetares, banori potencial për të fituar këtë edicion të “Big Brother” është Iliri, gjë që ajo e ka thënë edhe sa ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Iliri është shumë karakter i fortë, është shumë sensibël si natyrë dhe di ta menaxhojë mirë situatën”, tha Paloma.


Megjithatë ajo nuk përjashoti nga kjo mundësi edhe Arjola Demirin dhe Donald Veshajn.

“Nuk po përjashtoj edhe Donaldin, por ai merr kot, nxitohet, Iliri mund të jetë më dinak, por nuk e shpreh. Edhe Arjola në fakt më pëlqen”, u shpreh ajo.

Ndryshe banori i fundit që u largua nga Big Brother VIP është Granit Cana.

Ndërsa tashmë në nominime për javën tjetër janë: Beniada, Einxhel, Sabiani dhe Iliri, ky i fundit ishte në nominime edhe javën e kaluar./SHQIP.com